E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e BE-së diskutojnë sot për mandatin e Feith

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të Bashkimit Europian pritet të konfirmojnë sot në Bruksel mandatin e përfaqësuesve specialë të BE së në botë, në mesin e tyre edhe mandatin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Kosovë, Piter Feith.

Në dokumentin e përgatitur zyrtarë të Këshillit të Ministrave të BE-së thuhet se kjo duhet të përfshijë edhe vazhdimin e mandatit gjashtëmujor të Përfaqësuesit të Posaçëm evropian të 27 vendeve anëtare në Kosovë, por emri dhe funksioni i tij nuk përmendet në këtë dokument.

Në prag të takimit shefat e vendeve anëtare të unionit të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, konsiderojnë se "nuk do të ishte me vend që t'i vazhdohet mandati Piter Feithit në Kosovë, pasi që ai nuk mund të jetë neutral në raport me statusin e Kosovës, meqë është edhe shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare, të cilën e kanë formuar vendet perëndimore, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›