E Shtunë, 31 Tetor 2026

Servette pëlqen Bunjakun

Albert Bunjaku mund të rikthehet në Zvicër shumë shpejt. Sipas medieve të huaja, sulmuesi kosovar është bërë objektiv i ekipit nga AXPO Super League, Servette.

28 vjeçari aktualisht luan në Bundesliga 2 me Kaiserslauternin, ku po shkëlqen, por mediat shkruajnë se përfaqësuesi zviceran mund t’i bashkohet ekipit nga elita e futbollit zviceran në janar të vitit tjetër.

Futbollisti gjilanas ishe transferuar në Kaiserslautern gjatë verës së këtij viti, pasi kaloi tri sezone në Nurnberg, ku e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme, që nuk e lanë t’i tregojë vlerat e tij në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›