E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serwer: Prishtina ka të drejtë të jetë e shqetësuar

"Institucionet e Kosovës kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e BE-së me Beogradin", thotë Daniel Serwer, nga Instituti amerikan për paqe me seli në Uashington.
Sipas tij, pasi ka shpallur pavarësinë, Kosova duhet të mësojë të sillet si e pavarur. "Mendoj se institucionet në Prishtinë kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e Bashkimit Evropian me Beogradin. Më duket se Prishtina, pasi e ka shpallur pavarësinë, duhet të mësojë të sillet si e pavarur", theksoi Server për mediat kosovare.
I pyetur nëse është i drejtë kundërshtimi që e bëjnë institucionet e Kosovës përpjekjes së EULEX-it për të nënshkruar protokollin e bashkëpunimit me Serbinë, Serwer ka thënë se, ato duhet të shikojnë në çdo aranzhim të këtij lloji me qëndrimin për mbrojtjen e asaj, që ato e shohin si sovranitet të tyre, ashtu sikur që Beogradi e shikon çdo aranzhim të këtij lloji, në përpjekje për ta mbrojtur pretendimin e tij në sovranitet.
Serwer tha më tej se për aq kohë, sa Bashkimi Evropian nuk është unik për njohjen e pavarësisë së Kosovës, "duhet të pritni që do të sillet në atë mënyrë, e cila ndoshta autoriteteve në Prishtinë nuk do t'u pëlqejë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›