E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan: Zgjedhjet në Kosovë, shenjë e mirë për GJND-në

Në një intervistë me BBC-në, Rohan tha se zgjedhjet do të jenë një shenjë e mirë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, meqë sipas tij, ato tregojnë se fati i Kosovës nuk është, siç vlerësoi, kaosi, militantizmi ndëretnik ose fenomenet e ngjashme.

Sipas tij pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale, dëshmon se ata, me gjasë, kanë filluar ta pranojnë se pavarësia e Kosovës është realitet që nuk ndryshon dhe se Plani Ahtisaari, u ofron atyre një mundësi, përgjegjësi dhe të drejta më të mëdha.

Ai e cilësoi si të papranueshme thirrjen e Beogradit për mospjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›