Thaçi: Kosova bëri një mrekulli të papritur
Ai ka uruar të gjithë kandidatët dhe partitë politike për suksesin e arritur në këto zgjedhje, dhe ka shprehur mbështetjen e tij dhe të qeverisë së Kosovës për të gjithë kryetarët e rinj.
Kryeministri Thaçi e vlerësoi si historik procesin zgjedhor, duke thënë se, “Kosova të dielën bëri një mrekulli të pritur”.
Para kabinetit qeveritar, të martën kryeministri Thaçi ka thënë se ky proces zgjedhor është sukses historik që shënuam si vend, si shtet, si shoqëri me organizimin e mrekullueshëm të zgjedhjeve të para të lira në Kosovën e pavarur demokratike e shumë etnike.
“Është vlerësim dhe konkludim ndërkombëtar se në Kosovë po ndërtohet dhe po lulëzon demokracia, është mesazhi më i mirë i mundshëm për pranimin e suksesit dhe përshëndetjen e suksesit në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.
“Është një njohje e re për sukseset e mëdha për shtetin e ri të Kosovës dhe shoqërinë kosovare, për institucionet dhe liderët kosovarë. Prandaj më lejoni t’ju uroj fitoren të gjithëve. Edhe juve që jeni këtu, edhe gjithë spektrit politik, institucioneve të Kosovës, etj.”, u shpreh ai. /rtk/