Kosovë, KQZ shpall rezultatet paraprake
Në 16 komuna subjektet politike fituan që në raundin e parë. Prishtinën e fiton që në raundin e parë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës fiton në Ferizaj, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fiton në Gjakovë.
Në katër qendrat e tjera të mëdha, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan shkohet në balotazh. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta ka theksuar se rezultatet janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime, meqë nuk janë llogaritur votat me kusht.
"Në Prishtinë, Isa Mustafa nga LDK-ja ka fituar 56.6 për qind. Pjesëmarrja elektorale ka qenë 46.76 për qind", ka thënë Lushta, gjatë takimit me gazetarë.
Komuna e Ferizajt është fituar nga kandidati i PDK-së, Bajrush Xhemajli. Ndërsa kandidati i AAK-së, Pal Lekaj ka fituar në Gjakovë. Në Prizren dhe në Gjilan do të mbahet raundi i dytë zgjedhor, në të cilin do të garojnë kundrejt njëri-tjetrit kandidatët e PDK-së dhe LDK-së.
Ndërsa në Mitrovicë do të hyjë në balotazh PDK-ja me AKR-në. Në Pejë në balotazh shkojnë kandidatët e AAK-së dhe LDD-së. Partia Demokratike e Kosovës, përveçse në Ferizaj, fiton pa balotazh edhe në Gllogovc, Skënderaj, Shtime dhe Zubin Potok.
Lidhja Demokratike e Kosovës pa balotazh, përveç kryeqytetit, fiton edhe në Fushë Kosovë dhe në Podujevë.
Kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveç Gjakovës, kanë fituar pa balotazh edhe në Deçan, Leposaviq dhe Zveçan.
Ndërsa, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar, që në raundin e parë në Mamushë. Përfaqësuesit serbë kanë fituar në raundin e parë në tri komunat e reja, në Kllokot, Graçanicë dhe në Ranillugë.
Partia Demokratike e Kosovës shkon në balotazh me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Malishevë, Kaçanik, Dragash, Lipjan, Obiliq dhe Rahovec.
Lidhja Demokratike e Kosovës shkon në balotazh me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Istog dhe në Junik.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë shkojnë në balotazh në Viti. Mes Partisë Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gara për kryetar komune do të zhvillohet në Klinë dhe Suharekë.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re do të garojnë për Kamenicën. LDK do të jetë në garë me Partinë Nacional Demokrate Serbe për të fituar Novobërdën.
Ndërsa, në komunën tjetër të përzier etnikisht, Shtërpcë, garon në raundin e dytë Partia Liberale Serbe kundër PDK-së. PDK do të garojë kundër kandidatit të pavarur Rufki Suma në Han të Elezit.
KQZ nuk ka bërë të ditur se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare, por ka njoftuar se një gjë e tillë do të bëhet pas numërimit të votave me kusht.
/qik/start/