E Diel, 1 Nëntor 2026

MTI nënshkruan marrëveshje me Zyrën Ndërlidhëse në veri

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila dhe Adriana Hogjiq, udhëheqëse e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi për hapjen e qendrës për regjistrim të biznesit, e cila do të mundësoj qasje më lehtë, thjeshtëzim të procedurave, ofrimii këshillave dhe përkrahjes për bizneset në përgjithësi.

“Kemi bërë përpjekje për muaj të tërë për hapjen e kësaj qendre, por deri më tani nuk është arritur një gjë e tillë për shkak të situatës politike. Për ne është një hap i rëndësishëm për shkak se tani bizneset nuk do të detyrohen të shkojnë në jug apo të vijnë në Prishtinë, por mund të regjistrohen në këtë zyre” – theksoi zëvendëskryeministrja Kusari – Lila.

Kusari – Lila gjatë takimit me Hogjiq ka diskutuar për projekte konkrete, me theks të veçantë ofrimin e grantevemikro, të vogla dhe të mesme për të gjitha bizneset në Republikën e Kosovës. “Të gjitha bizneset që regjistrohen këtu do të kenë mundësi të aplikojnë për grante, për zhvillimin e bizneseve”- potencoi ajo.

“Mitrovica e Veriut ka vërtet njerëz të vyeshëm që kanë duar të arta dhe të cilëve ju nevoitet mbështetja financiare. Ata nuk kërkojnë më tepër se sa një jetë normale për ti mbajtur familjet e tyre” – tha Hoxhiq./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›