E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Edi Rama i shkretë

Kryeministri Sali Berisha u ndal prag mbrëmjen e sotme në inaugurimin e rrugës Bërxull-Domje, që lidh fshatrat Berxullë, Domje dhe Laknas me rrugën nacionale Tiranë - Durrës dhe superstradën e Rinasit

Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e këtyre qytetarëve ndaj Partisë Demokratike dhe qeverisë, duke theksuar se janë ndërtuar mbi 10 mijë kilometër rrugë në mbarë vendin.

Kryeministri tha se katër vitet që vijnë do të jenë vitet e finalizimit të Shqipërisë me infrastrukturën më moderne në të katërta anët e vendit, dhe se mandati i ardhshëm qeverisës do të ketë punësim masiv të shqiptarëve, shkruan noa.

“Alternativa tjetër është e varfër, e shkretë në ide, por është e pasur në mashtrime, në trillime të përditshme. Dua ti rikujtoj zotit Rama se gënjeshtra është frika e njeriut nga vetja e tij, se gënjeshtra është dobësia më e tmerrshme e burrit dhe se si nga mëngjesi deri në darkë, shpërndan vetëm gënjeshtra. Shkoi në Shkodër dhe iu tha shqiptarëve se kjo qeveri ka ndërtuar gjithsesj 600 km rrugë, sot nxorri dordolecin e tij dhe u tha shqiptarëve se kjo qeveri ka ndërtuar gjithsesj 1800 km rrugë, po Shqipëri, po shokë, në Shqipërinë në të cilën ata ecin aq është ndërtuar ndërsa në Shqipërinë ku ne ecim janë ndërttuar 18 mijë km rrugë. Rama mban kudo me vete strajcën e gënjeshtrave për ti paraqitur, e keni dëgjuar kohën e fundit kur thotë se s’kam qenë kurrë kundër rrugës së kombit, le ti themi kush i nisi deputetët si çetnikë për të bllokuar tunelin dhe i dëbuan qytetarët, a nuk i nise ti bashkë me çadrat e grevës në hyrje të tunelit, për të bllokuar. Rrugën e Kombit e shpalle rrugën e asgjësë, le ta lëmë atë në gënjeshtrat e tij dhe në të shkuarën e tij”, deklaroi Berisha raoporton

Ndër të tjera Kryeministri theksoi se nuk ka burrë në Shqipëri dhe as në Ballkan si ai, duke e quajtur arkitektin më të zot për humbje njëra pas tjetrës, si një njeri që nuk i rri shpirti në vend po nuk rregistroi humbjen e radhës.

Ai ftoi qytetarët që më 23 qershor ta kënaqin kryetarin e Partisë Socialiste me humbjen e radhës, duke i dhënë votën kundër edhe për bllokimin që i bëri statusit të vendit kandidat në Shqipëri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›