Sevilla, pas Berbatovit

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 17:55
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov kërkohet nga klubi spanjoll Sevilla, ka njoftuar tabloidi anglez The Sun.
Reprezentuesi bullgar ka kontratë në Old Trafford deri në verën e vitit të ardhshëm, por Sevilla shpreson në transferimin e tij për 12 milionë funte.
Berbatov është golashënuesi më i mirë i Manchester Unitedit këtë sezon me 22 gola dhe tre het-trika, por asnjëherë nuk ka zënë vend në zemrat e tifozëve të klubit.
Javier Hernandez shihet si opsion më i mirë për sulm përkrah Wayne Rooneyt.