Reina mund të mbetet në Liverpool

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 19:05
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina ka dhënë indikacione se do të mbetet në Anfield Road. Së fundmi qarkulluan spekulime se spanjolli do të transferohet në Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës, por drejtuesit e Liverpoolit do të jenë të lumtur kur të dëgjojnë deklaratat në vazhdim të Reinas.
“Ne nuk e kemi filluar mirë këtë sezon, edhe të kaluarin, andaj herën tjetër duket të përkujdesemi që kjo të mos përsëritet. Duhet të gjejmë vazhdimësinë, agresionin, përkushtimin, gjithçka”, tha Reina për revistën LFC.