E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben, drejt Milanit

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 18:35

Arjen Robben është në ‘krizë’ me Bayern Munichun dhe mund të largohet në fund të sezonit. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, 27 vjeçari pas zënkës me bashkëlojtarin Thomas Mueller, tani akuzohet se është tepër egoist.

Nën kontratë deri më 2013, Robben kërkohet nga Milan para afatit kalimtar të verës. Drejtuesit e gjigantit bavarez nuk do të lejojnë lehtë largimin e Robbenit, por mund të jenë të detyruar të bëjnë një gjë të tillë duke pasur parasysh pakënaqësinë e futbollistit dhe një ofertë të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›