Fillon muaji pa abone, qytetarët të irrituar
Sipas parashikimeve të Shoqatës së Transportit Urban, muaji ka filluar pa shpërndarjen e aboneve në pikat e shitjes. Në të gjitha pikat e shitjes së kryeqytetit nuk ka pasur abone, për të cilat qytetarë janë vënë në dijeni, por kureshtja dhe domosdoshmëria e tyre nuk i ka lënë pa pyetur në pikat e shitjes. Invalidët e luftës, veteranët apo kategori të tjera që udhëtonin falas tashmë do të udhëtojnë me biletë. Kjo kategori qytetarësh janë edhe më të irrituarit duke menduar se shteti nuk mendon për ta dhe fatorinot i kanë zbritur nga urbanët pa iu njohur librezën që i kanë paraqitur. Ndërkohë që institucionet përgjegjësie nuk kanë bërë publike asnjë masë për parandalimin e kësaj situate. Nga ana tjetër qytetarët nuk pajtohen me kushtet e vendosura nga Shoqata e Transportit Urban, sipas të cilës, bileta duhet të bëhet 50 lekë, aboneja të bëhet 1500 lekë, ose kërkojnë subvencionimin nga shteti. Kjo situatë ka ardhur si rezultat e kërkesa të vazhdueshme nga shoqata,sipas të cilës, ata po dalin me humbje për shkak të ngritjes së çmimit të naftës. Shpeshherë qytetarët janë gjendur para Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër ndryshimit të çmimit të abonesë dhe biletës, pasi lëvizjet e tyre janë të shpeshta përqark kryeqytetit dhe nuk kanë mundësi të paguajnë tarifa të tilla. Protesta e qytetarëve para Bashkisë kanë qenë të e përsëritshme, pasi situata e vështirë për çështjen e aboneve ka qenë e komplikuar dhe me mjaft problematike gjatë vitit të kaluar dhe vazhdon të mbetet po e njëjtë. Një nga kërkesat e hershme të qytetarëve ka qenë që çmimi i biletave të ngelet 20 lekë. Në ndryshim nga Shoqata Kombëtare e Transportit Urban, që si operator privat ka kërkuar në vazhdimësi rritjen e biletës në 50 lekë. Në të kundërt, nëse qytetarët nuk duhet të paguajnë një tarifë kaq të lartë, atëherë Bashkia duhet të ndërhyjë, duke subvencionuar një pjesë të çmimit, deri në 20 lekë. Ndërsa çmimi real që duhet të paguajë një qytetar të mbetet 30 lekë.
2 Maj 2008