E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me arme zjarri nje prej borxhdhenesve te Agnese Foure

Plagoset me armë zjarri një prej borxhdhënësve të Agnese Foure, zviceranes së njohur si mashtruesja e bizmenëve shqiptarë. Eduart Daka, ish punonje I SHISH-it, ka mbetur I plagosur në këmbë nga një tjeter ish-punonjës I SHISH, Genti Roshi.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnate pas një debate mes tyre pranë banesë se Dakes pranë ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim ish-oficerin e shërbimeve secrete.

Ngjarja sipas policisë ka të bëjë me mashtrimin e të njohurës zvicerane të Roshit, e cila kishte mundur t’u merrte me anë të mashtrimit 600 milionë lekë 5 biznesmenëve.

Paratë u morën me pretendimin e krijimit të një qendre shumë funksionale argëtimi si kinema, sallë lojërash elektronike dhe bar kafe, në një sipërfaqe prej 2850 m2 katrorë pranë një qendre tregëtare.

Një prej personat që kishin depozituar lekë me përqindje te Foru (Furee), ishte dhe Daka.

Zvicerania 50-vjeçare vazhdon të jetë në proces gjyqësor për para e marra, ndërsa debatet për to duket se po vijonë edhe në formë vetëgjyqësie përveç rrugëve ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›