E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen planete te ngjashme me token

 Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, kanë njoftuar për zbulimin e planeteve të ngjashëm me Tokën nga të dhënat e nxjerra së fundmi prej teleskopit Kepler të ndodhur në hapësirë. Shkencëtarët thonë se këta trupa qiellorë janë në mesin e më shumë se 1 mijë e 200 planeteve të mundshme, që u zbuluan rishtazi nga misioni. 
Hulumtuesit thonë se janë konfirmuar gjashtë planete të reja, por kryeshkencëtari i teleskopit Kepler, Uilliam Boruki, thotë se pritet të verifikohen deri në 80 përqind e trupave të zbuluar. Para njoftimit të së mërkurës, numri i përgjithshëm i të ashtuquajturave ekzoplanete jashtë sistemit tonë diellor kalonte pak shifrën 500.

Janë zbuluar 68 planeteve që mendohet të kenë madhësinë e Tokës ose më të vogël dhe 54 planete, ku temperaturat e moderuara mund të lejojnë ekzistencën e ujit në gjendje të lëngët.

Hulumtuesi Xhek Llisauër foli edhe për një zbulim tjetër që do të njoftohet të enjten në revistën shkencore Nature. Fjala është për një sistem planetar që rrotullohet rreth një ylli të quajtur Kepler 11.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›