E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, ISHSH shton kontrollet për garantimin e standardeve higjieno-sanitare

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë muajit korrik 2026 ka kryer inspektime në të gjithë vendin për mbrojtjen e shëndetit publik dhe garantimin e standardeve higjieno-sanitare.

Gjatë inspektimeve u monitoruan hotele, resorte, bujtina, subjekte të shërbimit ushqimor, pishina dhe sisteme të furnizimit me ujë të pijshëm, me fokus sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve gjatë sezonit turistik.

Siguria e ujit të pijshëm mbeti një nga prioritetet kryesore, përmes kontrollit të sistemeve të furnizimit dhe respektimit të kërkesave higjieno-sanitare.

Inspektimet u kryen në qendra shëndetësore, ambulanca, kabinete mjekësore, laboratorë dhe klinika dentare, si dhe u kryen verifikime në kuadër të procesit të akreditimit të institucioneve shëndetësore.

Përmes këtyre inspektimeve, ISHSH vijon të garantojë zbatimin e legjislacionit në fuqi, rritjen e standardeve të sigurisë dhe cilësisë, si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe vizitorëve në të gjithë vendin.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›