E Diel, 1 Nëntor 2026

Parku “Vala”, hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë në Durrës

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga parku “Vala”, në lagjen 18 të Durrësit, një hapësirë e re rekreative për fëmijët dhe të rinjtë.

Me një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrorë, parku është ndërtuar në kuadër të programit kombëtar “Dua të luaj”, duke i shtuar qytetit të Durrësit hapësira të reja për argëtim dhe aktivitete në natyrë.

Parku tashmë është i hapur dhe është kthyer në një pikë të frekuentuar nga fëmijët dhe të rinjtë, të cilët e shfrytëzojnë për lojëra dhe argëtim.

Programi kombëtar për ndërtimin e parqeve të mëdha urbane në qytete të ndryshme të vendit vjen në vijim të programeve “Rilindja Urbane” dhe “100 fshatrat”, me synim përmirësimin e hapësirave publike dhe cilësisë së jetës në komunitete.

1 nga 7

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›