Sot ndeshjetGjermani-SerbiAngli-Algjeri
JOHANESBURG-Sot pritet që Gjermania të ndeshet me Serbinë në orën 13:30 minuta. Pas 4 golave të shënuar në ndeshjen me Australinë, Gjermani hyn kokëlatë në këtë sfidë me serbët.
Ndërkohë po sot, Anglia e nis ndeshjen e sotme me Algjerinë si superfavorite, por dueli më interesant në fushën e lojës pritet të jetë ai i dy portierëve. Robert Grin dhe Faruzi Shaushi. Arsyeja? Sepse ata të dy janë nga protagonistët kryesorë të ndeshjeve të para në grupe, pas gafave të bëra. Grin i shpëtoi topi nga duart pas gjuajtjes së amerikanit Klint Dempsi, duke ndëshkuar skuadrën e tij, ndërkohë që një ditë më pas këtë e përsëriti edhe Shaushi pas goditjes së Robert Koren të Sllovenisë. Në fakt, të gjithë janë kuriozë të shohin sesi do të shkojë ky duel, por ndoshta trajneri i Algjerisë Rabah Sadane duket se e ka marrë leksionin, pasi ka deklaruar se mund të hedhë në fushë portierin e dytë. Nëse ndodh vërtet kështu, do të ishte një teatër i humbur humori sportiv.
Ndërkohë dhe dje pati risi në ndeshjet e zhvilluara. Meksika fiton 2:0 ndeshjen me ekipin e Francës
Nga ndeshjet e paradites së djeshme, ndeshja mes Greqisë dhe Nigerisë përfundoi me rezultatin 2 me 1 për Greqinë.
Argjentina fitoi ndeshjen me Korenë e Jugut, me rezultatin 4-1, që në fakt i siguroi Argjentinës një vend në fazën finale të botërorit. Lojtari Gonzalo Higuan shënoi tre gola, rasti i parë për një lojtar që nga viti 2002, duke e vënë lojtarin e Real Madridit në krye të tabelës së golëshënuesve. Argjentina udhëheq grupin B me 6 pikë të shënuara.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s