Sfida, Interi tenton të pamundurën ndaj Shalkes
TIRANE-Interi do të luajë nesër në mbrëmje në "Gelsen-kirshen", në kërkim të atij që të gjithë e quajnë "misioni i pamundur". Zikaltërit do të tentojnë përmbysjen ndaj Shalke 04, e cila një javë më parë fitoi 5-2 në "San Siro", duke u dhënë një goditje të fortë kampionëve të Evropës në fuqi.
Leonardo ka grumbulluar 22 lojtarë për këtë sfidë, ndërsa lajmi i ditës është rikthimi i Valter Samuel pas 5 muajsh dëmtim. Një rikuperim në kohë rekord i "Murit", që ka ndikuar aq shumë në rendimentin në mbrojtje të skuadrës zikaltër. Përpos kësaj, duket e vështirë që argjentinasi të luajë të mërkurën në mbrëmje, kështu që tekniku brazilian ka vendosur ta çojë në tribunë. Mes të grumbulluarve janë edhe Karzha e Shnajder, që të dielën nuk u stërvitën me pjesën tjetër të skuadrës për arsye gripale, por edhe Lusio e Stankoviç, që kanë dalë të goditur nga ndeshja me Kievon.
Interi do të niset sot për në Gjermani, ndërsa në mbrëmje do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Gelsenkirshenit. Përpara nisjes, presidenti Masimo Morati është shprehur optimist se skuadra e ndërtuar prej tij mund të arrijë të pamundurën. "Duhet të qëndrojmë të përqendruar, - tha ai. - Duhet të tentojmë diçka që është e pamundur në vetvete, por kjo pamundësi e bën sfidën me Shalken më tërheqëse". Rikthimi i Samuel e ka gëzuar jo pak Moratin. "Nuk mendoj se do të luajë, por gjithsesi është diçka e bukur që është grumbulluar. Kemi harruar që ai nuk ka luajtur dhe nëse do ta kishte bërë këtë, gjërat mund të ishin ndryshe. Prezenca e tij është thelbësore", shtoi Morati.
(d.b/a/latifi/BalkanWeb)