E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritje të ekonomisë gjatë 2010-ës

Ecuria ekonomike e Shqipërisë në tremujorin e tretë të 2010-ës rritet me 4.9 përqind në krahasim me një vit më parë dhe me 1.6 përqind krahasuar me tremujorin e dytë të 2010.

Përgjegjësi i sektorit të llogarive kombëtare 3-mujore pranë INSTAT-it Ledjon Shahini deklaroi se sektorët që kanë pësuar rritje më të madhe ka qenë industria me 18.2 përqind ku ka dhënë kontributin më të madh prodhimi i energjisë elektrike i ndjekur nga transporti dhe bujqësia.

Ndërkohë që vazhdon që sektori i ndërtimit të jetë në vështirësi duke u renditur edhe si sektori që ka pësuar uljen më të madhe në këtë tremujor me rreth 22 përqind i ndjekur prej sektorit të telekomunikacionit.
 

Ndërkohë që rritje positive ka pasur edhe grupi i shërbimeve të tjera krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›