Ashton: “Kriza politike rrezikon integrimin”
Autori i Lajmit: Redaksia
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Catherine Ashton, njëkohësisht zëvendëspresidente e Komisionit, po zhvillon vizita zyrtare në Bosnjë e Serbi, për ta mbyllur turin e saj ballkanik dje me Kosovën. Megjithëse nuk e viziton Tiranën, përfaqësuesja e lartë e BE-së ka përcjellë mesazhin e saj të parë për Shqipërinë nga Beogradi. Në fjalën e saj, ndërsa përmend ecurinë e vendeve të rajonit, Ashton thotë se vitet e fundit edhe Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm, megjithatë, vështirësitë aktuale politike po rrezikojnë përparimin e mëtejshëm. “Më duhet të them me sinqeritet se jam mbështetëse e fortë e dialogut politik dhe jo bojkotit si rrugë për të gjetur zgjidhje politike”,- u shpreh Ashton. Për liberalizimin e vizave Ashton deklaroi se po punohet me qeveritë e vendeve të rajonit që nuk përfituan nga ky proces vitin e kaluar. Bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Bosnjën për të cilët Ashton garantoi se nuk do të kenë kritere shtesë përveç atyre që parashikon udhërrëfyesi. Ekspertët e BE-së po vlerësojnë në terren, sipas saj, përmbushjen e kushteve nga këto dy vende.
Ky lajm është publikuar: 21/02/2010