Kryeministri Thaci dhe presidentja Jahjaga mesazh ngushellimi per vdekjen e Havel

“Është humbje e një personaliteti me përmasa evropiane dhe botërore që luajti rol të rëndësishëm në transformimin e Çekosllovakisë”. Kështu shkruhej në mesazhin e ngushëllimit për vdekjen e ish-presidentit çek, Vaclav Havel, nga ana e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë mesazh gjithashtu thuhej se “qytetarët e Kosovës me respekt do ta kujtojnë rreshtimin e drejtë të burrështetasit dhe intelektualit çek gjatë kohës së intervenimit të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në vitin 1999, kur bota euroatlantike u vu në mbrojtje të Kosovës”.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, popullit mik çek dhe qeverisë çeke i shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta”, përfundon mesazhi i kryeministrit Thaçi.
Ndërsa në telegramin e preisdentes së Kosovës, Atifete Jahjaga saj ndër të tjera thuhet se “vdekja e Havelit është një humbje e madhe për popullin dhe shtetin çek, por edhe për gjithë popujt liridashës në botë”.
Në telegram thuhet gjithashtu se “populli dhe institucionet e Kosovës do ta përkujtojnë çdoherë mikun dhe përkrahësin e madh të vendit, i cili ngriti zërin për ndaljen e dhunës serbe në Kosovë, duke u bërë një ambasador dhe përkrahës i pandalshëm i aspiratës dhe luftës për liri”.
“Kujtimi për jetën dhe veprën e mikut të madh të Kosovës, Vaclav Havel do të mbetet i përhershëm” përfundon telegrami i presidentes Jahjaga.