Sfida per fenomenin Dick Marty
Projekt-raporti i zotit Marty siç u quajt nga disa zëdhënës të qendrave të vendosjes ndërkombëtare më shtyu në një lexim frustrues dhe pas përfundimit vendosa të bëj një hap obligativ njerëzor ndaj fenomenit “Marty”. Para se të parashtroj këtë vështrim, vështirë se mund të anashkalohen disa pyetje apo konstatime, të cilat afërsisht ndoshta shumë njerëz mund t’i orientojë se nga cilat paralele apo meridiane ishte z. Marty kur vendosi të bëjë këta hapa në këtë kohë e në këtë mënyrë dhe këtë po e fillojmë me disa pyetje normale: Ku ishte me detyrë dhe cilat ishin qëndrimet personale e zyrtare të z. Marty gjatë viteve të represionit të Millosheviçit ndaj shqiptarëve. Cilat ishin qëndrimet dhe veprimet e tij ndaj qeverisë së Beogradit gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë. A e di z. Marti se gjatë kësaj kohe, pos planeve qindravjeçare serbe për spastrimin etnik të Kosovës si qëllim i zgjerimit të Serbisë në kontinuitet si me Toplicën dhe disa krahina tjera përveç Luginës së Preshevës, përpara syve të disa shteteve dhe individëve me reputacion si z. Marty, Serbia sofistikoi metodologjinë ndaj Kosovës. Prej paketës gjenocidale që para Luftës së Parë Botërore(raste të tregimeve të njerëzve të gjallë) kur ish-të parët e serbë e (e disa ndoshta janë ende gjallë) kanë lidhur familje shqiptare rreth mullarëve, familje nga gjyshi e gjer te fëmija dhe i kanë djegur të gjallë), kur ju kanë nxjerrë të gjallë fëmijët nga barku dhe ende sot nuk kërkojnë falje. Paketës represevive për shpërngulje, paketës ekonomike, shpronësim e zhvendosje –kolonizim me serbë e tjerë, duke luajtur me letra fetare e gjithfarë alibish, e deri te lufta e fundit ku përveç dy luftërave botërore, Serbia shkaktoi edhe luftën brenda ish-RSFJ-së. Mbi 700 mijë shqiptarë pa dallim moshe e gjinie të trajtuar nga organet e sigurimit, sa shekuj burg bënë për shqiptarët për një dekadë, a ka zoti Marty raport se sa njerëz kanë vdekur në burgje. Fjala është për shqiptarë po e marrim vetëm kohën e fundit nga Rankoviçi e deri më sot, sa familje janë zhdukur, sa përgjysmuar dhe sa kanë mbetur pa kujdestarë, a ka marrë iniciativë për evidentim, verifikim, gjykim, dënim dhe dëmshpërblim. Shqiptarët i kanë dhënë botës vlera me përmasat e tyre dhe mundësitë, por edhe në kohën e pamundësive. Ju z. Marty mendoni se Pavarësia e Kosovës është shpërblim. Jo zotëri. Plus pavarësisë nga një nivel i juaj që po çmohet serioz nga disa kolegë e subjekte ndërkombëtare, pritet të investigoni edhe për dëmshpërblimet në të gjitha fushat ndaj shqiptarëve që duhet t’i bëjë Serbia. Kur shqiptarët u vranë nga forcat shtetërore e paramilitare serbe, nuk ju munguan veshët por ju shkoi koka dhe veshët kur u dhunuan femrat, u vranë, u dogjën u dërguan në Danub e disa s’dihet ende ku janë. Unë dhe ne si komb jemi kundër çdo cenimi edhe minimal të të drejtave të kujtdo qoftë, nuk jemi kundër investigimeve siç e ka pohuar edhe vetë qeveria e Kosovës dhe organet ndërkombëtare atje. Por jemi për një objektivitet. Gjate luftës Serbia hodhi bomba e mina dhe në territorin shqiptar. Shumë shqiptarë nga të dy anët e kufirit që shkelën në mina, u vranë, humbën pjesë të trupit, pra transplantim ushtarak pa destinim me që nuk po investigojmë këtë segment. Zotëri, keni ndërmend dhunimet që u janë bërë femrave shqiptare nga serbët dhe lindjet hibride këtë edhe Hitleri në një mënyrë e ka bërë në ndonjë formë të ngjashme dhe ju pyesim a keni bërë ju përmbledhje të këtyre materialeve. Ne mbështesim çdo investigim, siç edhe janë deklaruar qeveria e Kosovës, partitë, shoqëria civile etj., Shqipëria, prania ndërkombëtare. Ju si pjesë ose subjekt i rëndësishëm ndërkombëtar nuk ishit kundër dhe i keni lënë Serbisë hapësirë për dënime që ishte dashur t’i bënte Haga ndaj serbëve për më tepër Serbia para jush edhe sot po dënon shqiptarë. Z. Marty, nëse kjo iniciativë e Juaja rezulton me bazë serioze, shumica e shqiptarëve pa dallim do të ju kishin bashkangjitur në mbështetje, por në të kundërtën pranoni se mund të ishit një shembull dëshpërues për qytetarët aspirues në vlerat universale nëse nuk merrni përgjigje adekuate nga BE në rast dështimi. Në rast të kundërt do të duhej të ndërtohej një përmendore me emër adekuat që të shërbejë për të gjithë njerëzimin çfarë dëmi mund të shkaktojë veprimi eventual i anshëm, tendencioz dhe joprofesional i një subjekti si ju me rëndësi ndërkombëtare. Atëherë druaj se sikurse zbulimet në mjekësi e shkencë e fusha tjera do të duhet të gjendej sinkronimi që do të përdorej në politikë e diplomaci për të apostrofuar këso fenomenin “DICK MARTY”. Pas një investigimi eventual, populli shqiptar besoj që e dini se çka pret nga ju.
Autori: Ish-këshilltar special i Presidentit Rugova