E Diel, 1 Nëntor 2026

Themeluesi i Wikileaks strehohet ne shtepine e kosovares

Londer 24 dhjetor NOA - Zbuluesi i sekreteve te medha boterore Julian Assange strehohet ne shtepine dhe klubin e nje kosovareje.

The Daily Besat shkruan se quhet Pranvera Shema dhe eshte e martuar me gazetarin britanik Vaughan Smith me te cilin ka dy vajza. Te dy jane pronare te klubit gazetaresk ne Londer Frontline ku jane marre pamjet e Assange me flamurin kuq e zi pas.

Nderkohe ciftelia gjendet ne shtepine e Pranveres aty ku Assange dha intervisten e pare pas daljes nga burgu per BBC-ne ne Suffolk 130 kilometra larg Londres.

Vaughan Smith eshte mik me Assange qe nga viti 2000 dhe i ka ofruar strehim.

Do te jene Krishtlindje jo te zakonshme per mua Pranveren dhe dy vajzat tona ka thene Smith.

Britaniku ka raportuar ne vende te ndryshme te botes duke perfshire Kosoven.

Ai krijoi Frontline Television News gjate Revolucionit rumun ne vitin 1989. Dy nga 4 themeluesit e televizionit u vrane duke raportuar. Nje nga te mbijetuarit Peter Jouvenal ishte i vetmi ne bote qe xhiroi kreret e Al-Qaedas Osama Bin Laden dhe Mullah Omar. Para se televizioni i tij te mbyllej 8 anetare te ekipit u vrane.

Per ti kujtuar ata Smith e hapi Frontline Club nje klub ku mblidhen e diskutojne gazetaret. Aty ai ende mban telefonin e tij celular qe u godit nga nje plumb gjate nje masakre ne Kosove ne vitin 1998.

Vitin e kaluar Vaughan dhe Pranvera ishin ne Tirane dhe Prishtine per te mbajtur tryeze diskutimi per mediet moderne.

Ata do ta strehojne Assangen perderisa nuk vendoset per ekstradimin e mundshem ne Suedi ose SHBA ose vazhdimin e gjykimit ne Londer.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›