E Diel, 1 Nëntor 2026

Gelbard Raporti i Dik Martit nuk ndikon ne pavaresine e Kosoves

Uashington 24 dhjetor NOA - Ish-emisari i posacem amerikan per Ballkanin Robert Gelbard duke folur rreth fillimit te dialogut mes Beogradit dhe Prishtines pas raportit te Dik Martit per trafikim me organe njerezore tha se akuzat ndaj Hashim Thacit jane jashtezakonisht te rendesishme dhe po aq serioze sa qe per to duhet patjeter zbatuar hetime.

Nderkaq per Dik Martin Gelbard tha se eshte i prirur per senzacionalizem por ai ka paraqitur akuza serioze te cilat duhet te hetohen. Mirepo akuzat ne lidhje me Thacin nuk kane ndikim ne ceshtjet e pavaresise se Kosoves theksoi Gelbard.

Ai i shpreh mirenjohje qeverise se Thacit per te cilen tha se ka vene ne dukje se ekzistojne ceshtje praktike midis dy vendeve fqinje qe duhet zgjidhur. Rasti i Thacit nuk duhet te jete pengese ne rrugen drejt zgjidhjes se ceshtjeve te tilla te cilat jane ne interes te ndersjelle te Beogradit dhe Prishtines tha Gelbard ne nje interviste per Zerin e Amerikes ne serbisht.

Nderkaq duke folur per rreth marredhenieve te metejshme te SHBA-ve me Beogradin Gelbard raportet mes SHBA-ve dhe Serbise i vlereson te mira ndonese sic tha mund te jene me te mira. Ai tha se vizita e nenpresidentit Bajden dhe e sekretares se Shtetit Klinton kane shenuar perparim ne marredhenie dhe bashkepunim. Tani gjithashtu kemi edhe ndihmes sekretarin e shtetit shume te afte Tom Kantrimen i cili eshte i martuar me nje serbe. Ne Beograd kemi nje ambasadore te jashtezakonshme - Meri Uorlik tha Gelbard dhe shtoi se administrata e Obames eshte e angazhuar dhe po punon megjithese ekzistojne disa komplikime para se gjithash preokupimet e Beogradit me Kosoven.

NOA/VOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›