E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ne Gjermani i dyshuari per masakren e Qyshkut

Gjermani 24 dhjetor NOA - Nje nga te dyshuarit kryesore per krime lufte ne fshatin Qyshk te Pejes Zoran Obradovic eshte arrestuar ne Gjermani ka bere te ditur Prokuroria serbe per Krime Lufte.

Ne Gjermani eshte arrestuar dje nje nga protagonistet kryesore te ngjarjes ne fshatin Qyshk ka thene prokurori Vladimit Vukcevic.

Ai ka thene se individe te ketij krimi jane te vendosur ne shume vende jashte Serbise.

Me 20 dhjetor ka filluar ne Gjykaten ne Beograd gjykimi i nente pjesetareve te njesitit te quajtur akali per krimet ne fshatin Qyshk ndersa jane leshuar fletarreste te Interpolit edhe per 17 te dyshuar qe gjenden ne arrati.

Sipas Prokurorise pjesetaret e akalit me 14 maj te vitit 1999 kane vrare 44 civile kane shkaterruar dhe djegur deri ne 40 shtepi rreth 400 civile shqiptare gra femije dhe pleq i kane debuar dhe kane marre nga ta para dhe gjera tjera te cmuara.

NOA/RFE

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›