E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku turk i akuzuar per trafik organesh Kurre skam qene ne Shqiperi

Beograd 23 dhjetor NOA - Jusuf Ercin Sonmez mjeku i cili akuzohet per krime kunder njeriut e shendetit tregti me njerez dhe imigrim ilegal ne nje deklarate ekskluzive per gazeten serbe Kurir ka thene se kurre nuk ka qene ne Shqiperi dhe se miqte e tij serbe qeshin per akuzat qe i behen atij.

Vertete nuk di si ta komentoje kete proces absurd dhe te marre qe po zhvillohet ne Kosove Kjo me gjase po ndodhe pasi ata Kosova ende nuk kane arritur te behen shtet juridik. Shume miq te mi serbe qeshin per kete si dhe per shkak te situates sime qe e ka krijuar ai ta quaj keshtu i mjeri Guardian tha Sonmez.

Ai ka theksuar se ne Ballkan ka qendruar per here te fundit qysh ne kohen e ish-se RSFJ-se para vitit 1990

Per here te fundit kam udhetuar ne hapesirat tuaja derisa ishit ende Jugosllavi. Kam punuar ne Kosove me leje zyrtare te Ministrise se Shendetesise se Kosoves si punetor pa pergjegjesi. Ju nuk me njihni por per fat te keq une cdo kah jam karakterizuar si monster. Mundem vetem te veshtroj kete situate dhe te ndjek se cka po ndodh pa kontrollin tim theksoi Sonmez.

Ne mediat e tjera serbe mjeku tuk eshte cilesuar si njeriu kyc i trafikut te organeve. Sipas mediave serbe Jusuf Ercin Sonmez drejtonte kliniken Medikus. Sonmez kishte nje klinike ne Stamboll ky kryente aktivitetin e tij si trafikant organesh por atje u arrestua. Me pas ai takoi kirurgun kosovar Lutfi Dervishi dhe e zhvendosi aktivitetin ne kliniken Medicus ne Prishtine.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›