Gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë janë shkatërruar 175 biblioteka

Gothenburg, 15 gusht - Në Gothenburg të Suedisë, nga 10-15 gusht 2010, i zhvilloi punimet Kongresi i 76-të i IFLA-s (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare). Temë bosht e kongresit të sivjetmë ishte “Qasja e lirë në dije – promovimi progresit të qëndrueshëm”. Në këtë kongres morën pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta bibliotekare të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Sali Bashota, dhe ish-kryetari i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës, Besim Kokollari, i përfaqësuan bibliotekat e Republikës së Kosovës në ngjarjen më të madhe vjetore të bibliotekave në nivel botëror.
Një ndër qëllimet kryesore të pjesëmarrjes në Kongresin e 76-të IFLA-s në Gothenburg të përfaqësuesve nga Kosova, ishte paraqitja e kumtesës me titull “Biblioteka e Kosovës - historiku dhe zhvillimi i tyre”, në kuadër të sesionit “Historia e Bibliotekave”, mbajtur më 14 gusht 2010.
Autorët e kësaj kumtese, dr. Sali Bashota dhe Besim Kokollari, me fakte dhe argumente e njoftuan komunitetin bibliotekar të përfaqësuesve të ndryshëm të botës lidhur me pasojat e dhunës serbe ndaj bibliotekave të Kosovës, në përgjithësi, dhe ndaj Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në veçanti, në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit XX-të. Faktet dëshmojnë se vetëm në periudhën e viteve 1998-1999 në Kosovë janë shkatërruar dhe djegur nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe 175 biblioteka me një fond prej 1.665.496 ekzemplarësh.
Vëmendje të veçantë në kumtesën e tyre, autorët i kushtuan periudhës së viteve 1990-1999, periudhë e okupimit dhe e inkuizicionit, pra e shkatërrimit, zhdukjes dhe e djegies së koleksioneve bibliotekare në shumë biblioteka publike dhe private në Kosovë.
Në periudhën e administrimit serb të BKUK-së janë zhdukur 125.981 materiale bibliotekare në gjuhën shqipe, të cilat janë dërguar në fabrikën e letrës në Lipjan. Po kështu, në këtë institucion është bërë edhe një spastrim i madh i koleksioneve me vlerë kombëtare, sidomos veprat e autorëve të traditës shqipe. Përveç këtyre dëmeve, në mënyrë të dhunshme, Republika e Serbisë, përkatësisht Ministria e Kulturës e Serbisë me dokumentin 630-02-32/99-34, të datës 8 shkurt 1999 ia ndryshoi emrin e Bibliotekës, duke e quajtur “Bibliotekë Kombëtare dhe Universitare - Ivo Andriq”.
Në Kosovë gjatë periudhës së okupimit serb u asgjësuan 65 biblioteka publike me një fond prej 968.233 ekzemplarësh. Po ashtu, u dogjën 14 biblioteka speciale, me një fond prej 145.105 ekzemplarësh, pastaj 86 biblioteka shkollore me një fond prej 325.415 ekzemplarësh, 10 biblioteka të shkollave të mesme me një fond prej 226.743 ekzemplarësh. Kështu që, gjithsej në Kosovë nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe janë djegur 175 biblioteka me një fond prej 1.665.496 ekzemplarësh. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në kongresin e 76-të të IFLA-s në Gothenburg të Suedisë u mbështet financiarisht nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.