Sfidat e institucioneve te reja ne Kosove

“Dihet që Kosova përballet me një papunësi të madhe prej 45 përqind dhe vendit i nevojitet një rritje ekonomike prej 10 përqind në 10 vitet në vazhdim që të ulë papunësinë. Rritja e parashikuar prej 6.1 përqind është e pamjaftueshme edhe pse në krahasim me vendet e rajonit është më e lartë”, deklaron Agron Demi, drejtor i institutit GAP.
Zoti Demi paralajmëron se qeveria e re duhet të vendosë mes respektimit të marrëveshjes me FMN apo rritjes së pagave, gjë e cila në rast se nuk ndodh, ashtu sikundër është premtuar, mund të ngjallë pakënaqësi sociale.
“në rrafshin politik, sfidë do të jetë ndryshimi sistemit zgjedhor, përvec kësaj edhe integrimi i mëtejshëm i Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare deri sa të marrim një pozitë të duhur”, deklaron analisti politik, Krenar Gashi.
Sipas Gashit, bisedimet me Serbinë nuk duhet të futen në prioritetet e qeverisë së re, pasi ato janë të imponuara nga ndërkombëtarët.