E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Gruevski paralajmëron zgjedhje të parakohshme

SHKUP-Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.
Ai në një intervistë televizive tha se zgjedhjet mund të shpallen menjëherë pasi të votohet ligji për zgjedhje, për çka i bëri thirrje opozitës, e cila bojkoton parlamentin të kthehet në institucionin ligjvënës.

Opozita në Maqedoni prej gati tre javësh është duke bojkotuar parlamentin dhe një nga kërkesat e saj që ajo të rikthehet në parlament ishin zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri Nikolla Gruevski sfidoi opozitën. Ai tha se me t’u miratuar ligji për zgjedhjet, që duhet të bëhet me opozitën, mund të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme:

“Unë i bëj thirrje Branko Cërvenkovskit, nëse do zgjedhje të kthehet në parlament që nesër dhe nesër të miratojmë ligjin për zgjedhjet dhe të zhvillojmë menjëherë zgjedhje”, tha mbrëmë Kryeministri Gruevski.

VMRO DPMNE ka mbi 60 deputetë në parlamentin prej 120 anëtarësh. Në mënyrë teorike ajo mund të qeverisë vendin dhe pa votat e BDI-së partnerit shqiptar.

Por, tensionet e fundit poetike si dhe përplasja ndër etnike që ndodhi rreth në javë më parë në kalanë e Shkupit rreth debateve nëse duhet të ndërtohet një kishë e periudhën bizantine ka sjellë momente të tjera në skenën politike.

Kryeministri Gruevski fajësoi opozitën për këtë situata dhe la të kuptohet se vendimi për zgjedhje po merret për mos ti shkaktuar dëm vendit.
LSDM që është partia më e madhe e opozitës tha se sot do të jepe reagimin e saj pas deklaratave të Kryeministrit Gruevski. Në reagimet e para nga kjo parti thonë se kur do që të zhvillohen zgjedhje ajo do ti fitojë ato.

Për zgjedhje të parakohshme ndërkohë kanë bërë thirrje edhe partitë opozitare shqiptare.
Kurse BDI që është në pushtet nëpërmjet zyrtarëve të saj në disa raste ka lënë të kuptohet se kërkohet ç’bllokim i situatës ku parlamenti punon pa opozitë.
Ndërkohë që ka shprehur edhe pakënaqësi ndaj partnerit qeveritar VMDO DPMNE.
Nëse Maqedonia do të përfshihet në zgjedhje ato do të jenë të dytat të parakohshmet nën drejtimin e Nikolla Gruevskit. Të parat u zhvilluan në vitin 2008. Ndërkohë do të jenë të shtatat me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë.

(d.b/BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›