E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, bullgarëtmë pak rryshfetenë 2010

SOFJE- Bullgarët ju kanë dhënë më pak rryshfete funksionarëve gjatë vitit 2010, sipas një studimi të publikuar sot, ku janë regjistruar 85 000 raste në muaj nga 171 000 raste në vitin 2009.

''Kjo rënie thekson një rritje graduale të kundërshtimit të njerëzve për korrupsion'', nënvizoi Qendra e Studimit të Demokracisë, me bazë në Sofje dhe origjina e këtij raporti.

Korrupsioni i funksionarëve mbetet i përhapur dhe veçanërisht përqendrohet në tre muajt e fundit të vitit. Gjatë kësaj periudhe, ku tatimpaguesit paguajnë taksat e tyre, 10 për qind nga 7,6 milionë bullgarë japin rryshfet.

Sipas studimit, kriza ekonomike ka favorizuar dhënien e rryshfeteve nga ana e ndërmarrjeve.
Kriza i ka bërë ndërmarrjet më të varura nga administrata dhe më të pranueshme ndaj korrupsionit se vitin e kaluar.

"Në tre muajt e fundit fundit të vitit 2010, një ndërmarrje në gjashtë, në kontakt me administratën, ka dhënë një rryshfet në këmbim të një shërbimi ose për shmangien e ndonjë sanksioni'', nënvizon raporti, pa dhënë elemente krahasimi.

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›