Serbi, Ignjatoviç: Të pamundurën për kapjen e të kërkuarve nga Haga
BEOGRAD- Shefi i Zyrës së qeverisë serbe për Bashkëpunimin me Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi (ICTY), Dushan Ignjatoviç deklaroi sot se vendi i tij po bënte të pamundurën për arrestimin e të kërkuarve nga kjo gjykatë, Ratko Mladiç dhe Goran Haxhiç dhe për dërgimin e tyre përpara bankës së të akuzuarve.
Para vizitës në Beograd të kryeprokurorit të kësaj gjykate, Serge Brammertz, zyrtari i lartë serb tha se kjo vizitë do të jetë një tjetër shans Brammertzin të shohë se autoritetet serbe po bëjnë të pamundurën për lokalizimin dhe arrestimin e të kërkuarve.
''Serbia ka dorëzuar 44 persona në ICTY. Është shumë e vështirë të besohet se dikush po i fsheh institucionalisht Ratko Mladiçin dhe Goran Haxhiçin'', theksoi ai.
(d.b/TANJUG/BalkanWeb)