Greqi neser greve e transporteve

Lidhjet ajrore kombëtare dhe ndërkombëtare do të pësojnë vonesa dhe anulime nesër në Greqi, për shkak të një greve 4-orëshe, nga 12:00 në 16:00.
Ndërkohë, do të ndalojnë për 24 orë tragetet që cojnë në ishujt e vendit, si dhe do të ketë ndërprerje të shërbimeve hekurudhore.
Gjithcka bëhet në kuadër të gervës së re të paketës së masave anti-krizë, e cila është thirrur nga të gjitha sindikatat.
Sipas agjencive greke të lajmeve, në vend do të ketë gjithashtu një “black out” informativ, pas aderimit të mediave në protestën kombëtare.