Djali i Gadafiti shpall luftë popullitlibian, mbi 250 viktima
TRIPOLI- Gadafi i deklaron luftë popullit libian. Libia nuk është Tunizia apo Egjipti. Deklaratën e ka bërë djali i dikaktorit libian Muammar Gheddafi, Saif al-Islam, i cili tha në televizionin shtetëror se autoritetet do tu drejtohen armëve dhe do ti përgjigjen me dhunë revoltës.
Do të marrim armët dhe nuk do të qajmë 84 personat e vrarë, dhe as nuk do të qajmë për qindra mijëra të tjerë”-ka thënë djali i Gadafit duke premtuar se lufta civile do të djegë burimet e naftës. “Harrojeni naftën, gazin natyror dhe të gjitha burimet” –është shprehur ai. E ndërkohë Libia dhe vecanërisht kryeqyteti i saj Tripoli ndodhen në një kaos të vërtetë. Qeveria libiane ka nisur përpjekje të reja për tju kundërpërgjigjur revoltës pasi humbi kontrollin e qytetit të Bengazit dhe pas kundërshtimit të disa zyrtarëve të lartë brenda regjimit. Sipas rrjetit televiziv Al Cazira, avionë luftarakë libianë kryen disa sulme me bomba kundër manifestuesve që ndodheshin në qendër të kryeqytetit.
Raportimet më të fundit të BBC-së, thonë se ushtria libiane është tërhequr nga kufiri me Egjiptin, ndërsa autoritetet kanë mbyllur hapësirën ajrore
LIBIA NE KAOS
Libia dhe vecanërisht kryeqyteti i saj Tripoli ndodhen në një kaos të vërtetë. Zjarri ka përfshirë disa ndërtesa mes të cilave edhe parlamentin, ndërsa ka nisur një gjueti e vërtetë kundër protestuesve. Sipas rrjetit televiziv Al Cazira, avionë luftarakë libianë kanë kryer disa sulme me bomba kundër manifestuesve që ndodheshin në qendër të kryeqytetit. Ndërkohë BBC raporton për përleshje të reja në kryeqytet pasi qeveria njoftoi masa të reja kundër protestave.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun tha se ka folur sot me liderin Gadafi duke i kërkuar që ti japë fund dhunës. Por vendi ndodhet në kaos total. Ministri i drejtësisë Mustafa Mohamed Abud Al Jeleil, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen ndërsa burime të Al Cazirës thonë se brenda ushtrisë ka shumë tension, pasi ka raportime se kreu i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, El Arabi, po drejton një grusht shteti kundër Gadafit për ti dhënë fund trazirave.
Po sipas Al Cazirës janë mbi 250 viktimat e bombardimeve mbi turmën sot në Tripoli. Ndërsa Libia është përfshirë nga një valë trazirash e pa precedentë, sekretari i jashtëm britanik Ëilliam Hague deklaron se ka informacione se lideri libian Muamar Gadafi, është larguar nga vendi dhe në drejtim të Venezuelës.
Këtë deklaratë ai e bëri përpara takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel, ku tha se nuk i referohet raportimeve në media mbi vendodhjen e Gadafit por, burimeve të tjera të informimit. Por qeveria venezueliane ka mohuar ketë lajm.
(m.a/News24/BalkanWeb)