E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zëri i paarsyeshëm në botë

Çdo herë në histori dhe në luftra të ndryshme si dhe në zgjidhje me vendime të mëdha idiotizmat e kontraktualizmit e kanë mbshtjelluar kohën me “rriqëra ideologjike” të tyre duke mos dashur tia dinë për proceset e as për kohën dhe të ardhmen e një shteti apo populli.Ndërsa në anën tjetër të gjithë e dinë dhe këtë e kanë treguar zhvillimet historike shumë kohë më parë dhe kohëve të fundit se në politik , diplomaci nga njëherë “ekstremet puqen” por edhe pse puqen ato prap janë tejkajshmërisht të ndara ky është koncepti me i mbshtjelluar i historirave dhe problemeve që nga bota e vjetër e deri te kjo e reja.Mirëpo politika e ndjekur sipas parimeve dhe ligjit moral do ishte njëra ndër mënyrat dhe metodat me anë të cilave bota demokratike do mund të të kishte qasje me pozitive në të ardhmen e shteteve të zhvilluara dhe atyre ne zhvillim e sipër. Politika e arsyeshme është e një rëndësie jetike për të gjithë popujt në botën demokratike ndërsa sot i nevojitet politikës Kosovare një arsyshmëri e veprimeve ndaj cështjes më madhore të tyre , duke mos lejuar taktika dredhuese si nga politika dhe diplomacia ruse ashtu edhe nga politika e shfrenuar serbe , por njëkohsisht nuk duhet besuar edhe aq Bashkimit Europian ngase mund edhe të përsëriten gabimet e më hershme .Mjegullat që po sjellë Rusia në politikën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare duken qartë se kanë të bëjnë me paritetin e influences në rrafshin ndërkombëtar , por megjithëkëtë Rusisë si duket i ka kaluar koha e fuqisë që e ka pasur para luftës së dytë botërore , ajo tani ka ra në letargji dhe vështirë se do mund të dal nga kjo rënie në gropën e stalinizmit .Do ishte e rrugës sikur Rusia të mos ishte penges në zgjidhjen e problemit të Kosovës përmes rrugëve të drejta respektivishte KS të OKB –së sepse në të kundërtën ajo do mund shumë lehtë të izolohej nga akterët tjerë ndërkombëtar.Tërheqja me nder e politikës ruse nga pozicioni i saj i pengesës dhe komlikimeve globale do ishte në interes jo vetëm të ballkanit por edhe të botës në përgjithësi .Ndërsa mënyra se sip o e dredhë këtë process diplomacia rse dhe serbe janë tepër të dëmshme për rendin e ri botëror e sidomos për OKB-në si organizatë ku shtete e ndryshme menaxhojnë dhe zgjidhin kriza në botë kjo do e çonte këtë organizatë në një dështim dhe shtete anëtare do mund ta humbnin besimin në të. Presidenti rus Vladimir Putin është një pjellë e asaj politike staliniane të asaj kohe dhe se ai është një ideolog apo “politikanë” shkurtabiq që harron atësinë e demokracisë dhe lirisë dhe të ardhmen e mirë të njerëzimit . Siç po shihet politika ruse ka një kreni të flliqur dhe një element tepër dyshues në interesat e saj në raport me botën demokratike , kjo kreni e saj do mund ti kthehej në një pages të madhe në të ardhmen sepse jo çdo herë ajo dëshiron t’i dëgjohet zëri i paarsyshëm në botë.
Megjithëkëtë bashkësia ndërkombëtare nuk duhet lejuar rikthime të proceseve në raport me zgjidhjen e çështjes së Kosovës sepse gjëja më e keqe në diplomaci respektivisht në politikën e jashtme është se ndodh shpesh që të ketë rikthime të kohës dhe problemeve që janë trajtuar brenda këtij konteksti dhe që mëtohen të rikthehen në tryezë të diplomacisë prapë, dhe se kjo do sillte bashkësinë ndërkombëtare në një qorrsokak dhe vendimi do mund të ishte më i hidhuri në historinë e botës demokratike. Sepse po të ndodhte të rikthehej procesi atëherë koka e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës do mund të humbte dhe do vije në shprehje një kokë tjetër e procesit te zgjidhjes së çështjes së Kosovës ,e që do ishte katastrofale, sepse atëherë vërtetë do mund të pjestohej Kosova ndërsa Mitrovica do mund të mbes një gjymtyrë diforme në trungun e gjerë të popullitë respektivisht kombit shqiptarë dhe shtetit të Kosovës në veçanti.
Dhe krejt në fund nisur nga ajo fjala latine : historia magistra vitae est -pa shpejgimin e së kaluarës së ngatërruar, si dhe pa tregimin e rëndësisë politiko-gjeografike e gjeostrategjike të Kosovës pa shpjegimin e ndryshimeve të mëdha në strukturën etnike dhe të gjendjes së sotme të substratit etnik të Kosovës nuk është e mundur të kuptohet objektivisht as e tanishmja e as e ardhmja e Kosovës.Të gjithë e dinë se zgjidhjet politike në historinë me të re të ballkanit dhe Europës po rrjedhin me vështirësitë më të mëdha dhe më komlekse deri te kapërcimi i këtij deti të madh të problemeve që ende i gjykon historia e sidomos ajo më e reja.Ndërsa shikimi i botës në prizmin pozitiv është i mundur vetëm në qoftë se mentaliteti ballkanik e bënë të vetin dhe e futë thellë në qenjen e tij urdhërin e Isaias, “të heqim barrën dhe të lirojmë të shtypurit” kjo do e çonte ballkanin në një qlirimi nga mentaliteti i vjetër dhe do bënëte që të lirohej nga ajo barrën e mëkateve që kanë bart deri më sot ndërsa në anën tjetër të shtypurit do gëzonin paqen dhe lirinë e Zotit dhe do merrnin frymë më lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›