E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shahu Medioriental

Ndersa shikojme lajmet a kalojme gazeten neper duar, disa tituj e tema sado te renda a makabre, ndosha nuk ta terheqin vemendjen e duhur. Por jane te tilla tema te deformuara shpesh nga mediat qe kane nevoje per nje ndalese e nje hulumtim per te kuptuar jehonat qe sjellin ne boten tone sot.
Para tre ditesh Turqia firmosi nje traktat per blerjen e gazit te Iranit me çmime shume konkuruese dhe per investime ne infrastrukturen e nxjerrjes dhe kalimit te gazit natyror nga Irani e Turkmenistani. Por projekti nuk mbaron me kete, ky gaz do te trasportohet dhe brenda nje projekti shume me te madh drejt e ne zemer te Europes deri ne Austri ne linjen e tubacionit “Nabucco”.

Projekti i pershendetur dhe mbeshtetur nga Komuniteti Europian dhe me avantazhe teper te medha per Turqine dhe Europen e nje alternative per burim derdhje per burimet e Azise Qendrore dhe rrafshnaltes se Isfahanit, u kundershtua me nje note proteste te eger e te rende nga Shtepia e Bardhe.

“Nje marrëveshje e gabuar dhe jashtë kohe” ishte shprehja qe zbehu kete arritje dhe qe i dha nje tjeter goditje aleances turko – amerikane e mbetur qe ne luften e ftohte. E per çudi, keq reagoi dhe Rusia… po a nuk ishte Rusia krah i Iranit e anti amerikane ne politikat mediorientale?

ǒpo ndodh ne token me te veshtire te planetit ?

Turkmenistani : eshte nje vend me sasi teper te medha te gazit natyror. Qe ka dalje ne Kaspik me nje problem madhor. Mbetet ose t’i jape gazin Rusise, padronit te vjeter qe nuk e lejon te kaloje nepermjet Kaspikut drejt Europes me presione ushtarake e trazira lokale duke propozuar mundesine e vetme te perdorimit te Kaspikut nga nje bashkim rus me vendet perballe Kaspikut nen ruajtjen e nje ushtrie te perbashket…dmth dhe nje here qera nga e para per turkmenet. Rusia, duke e pare qe vete Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kushtuan vemendje zones se Azise me gaz pas 11 shtatorit, perdoren te gjitha mjetet te thyenin influencen amerikane ne republikat turke e ne ate rajon te Azise. Por ja qe Irani i shtrin doren per te kaluar nepermjet territorit te tij gazin e te lidhen ne nje bashkim energjitik te fuqishem. Irani qe per antagonizem amerikan ishte si nen tutelen e Rusise, ia fiku dritat planeve te Rusise per te qene i vetmi furnizues i Europes dhe Perendimit me pasurite e nentokes se Azise.

Irani po leviz me kujdes strategjite e tij energjitike. E megjithe publicitetin negativ qe kerkohet t’i veshin, mban marrëveshje teper avantazhuese per shume vende dhe per Europen vete. Gjermania e Austria nenshkruajn kontarta miliardiere duke blere naften a gazin e Iranit dhe Irani sillet mjaft korrekt me ta.

Turqia ka kuptuar se eshte ajo ura e vetme e nje alternative te vartesise se Europes per energji nga Rusia. Ajo shenoi hapa te rendesishem ne identifikimin e saj si aktor jo pasiv por me peshe ne lojrat e medha per betejat energjitike. Me gjithe acarimet e meparshme ajo ka vetem rishikuar madheniet me boten arabe por dhe marre jo zyrtarisht statusin e nje vendi model me nje demokraci te suksesshme. Raporti me Iranin ka qene gjithmone i veshtire. Gjate luftes se ftohte Turqia ishte nje baze e Amerikes, nje mur i forte per te perballuar ne kufi forcen e gjigandit te kuq, e qe pas revolucionit islamik qe e shtyu Iranin nga anti amerikanizmi ne krahet e Rusise duke e vene dhe perballe fqinjit, Turqise, raportet u ngrine.

Por me gjithe venien ne objektiv te Iranit nga Shtepia e Bardhe asnje shtet europian qe blen miliarda euro energji e as vete Komuniteti Europian qe me projektin “Nabucco” e ben Iranin furnizuesin e saj me te rendesishem, nuk qortohet apo drejt tyre nuk mbahet qendrim nga Usa. Por nese kete e ben Turqia, qe do te thote nje alenace e mundshme per te ulur gjakerat, Shtetet e Bashkuara kalojne ne tilt. Dikush i frikesohet nje Turqie te forte e nje Irani mik te Europes!?

ǒka eshte Nabucco?

Mban emrin e nje opere te Verdit… Jo, ndoshta emrin e nje mbreti pers, iranian… qe mori peng nje popull. Sidoqofte eshte nje projekt austriak, i financuar nga Komuniteti Europian….thuhet se per 20 % te nevojes energjitike te Europes do ta permbushe kjo linje.

Interesant eshte fakti qe kur ne ambientet e larta filloi te flitet per kete projekt, papritur u fol per shtrirjen e Bashkimit Europian ne dy shtete te reja… Bullgaria dhe Rumania. Shikoni harten e meposhtme ju lutem.

Shqiperia

Ne ç’hyjme ne gjithe kete? Ndoshta asgje.
Me te vertete per momentin asgje per shkak te nje politike te dobet, te mbytur nga pazarllqet provinciale pa vizion e perceptim politik e strategjik. Nen kthetrat e egra te nje filo helenizmi nuk ishim te afte te marrim pjese ne kete mega projekt. Ne 2005 u fol qe nje dege e linjes te mberrinte ne Shqiperi, te kalonte perms saj ne Adriatik e te bente Shqiperine nje porte per Europen e Jugut. Por ne nuk beme asgje e ndoshta me heshtje a nen presion, lejuam qe ky projekt ne 2006 te realizohet mes Turqise dhe Greqise. E mbetem jashte…

Tani dhe te qenurit per ne nje shtet i Bashkimit Europian, nuk eshte nje nevoje europiane si ne rastet e mesiperme, por vetem nje lufte njeaneshme per te cilin impenjimi mbetet vetem yni.

Por nje rivlersim i mardhenieve me Turqine a ndoshta dhe me rastin e fillimeve te medha te Çalýk Grup–it ne Shqiperi, firma me e madhe e energjitikes ne Turqi, mund te krijohen strategji qe mund te vene Shqiperine ne pozita me te forta ne rajon.

Ndoshta, por heshtja e pasiviteti yne ne kete rast eshte humbje. Portat jane te hapura. Nuk i dihet, nje dite Shqiperia jone mund te behet guardiani i rruges Egnatia… rruges se mendafshit rruges se energjise e rruges se jetes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›