Gripi A/H1N1, shënohet viktima e 6-të në vend
TIRANE-Sot (e dielë) është shënuar viktima e 6-të në vend nga virusi i gripit A/H1N1. Burime nga spitali Infektiv i Qëndrës Spitalorë Universitare në Tiranë konfirmojnë se bëhet fjalë për një grua 51 vjecare nga Kukësi që ndërroi jetë sot në spitalin infektiv. Gruaja ndodhej prej ditësh e shtruar në reanimacion dhe vuante dhe nga tuberkulozi dhe kardiopati kronike. Mjekët konfirmuan se shkak për vdekjen e 51 vjecares u bë virusi i gripit të derrit që rëndoi së tepërmi ditët e fundit gjendjen e të sëmurës. 5 viktimat e tjera Më 16 Dhjetor në këtë spital nga virusi i tmerrshëm humbi jetën një grua shtatzënë në muajin e 8. Gruaja dhe foshnja ne barkun e saj jane konsideruar zyrtarisht si viktima numer 5 nga gripi i derri në vendin tonë. 18 vjecarja përfundoi ne Infektivin e QSUT pas kurua për tre ditë në spitalin e Beratit. Pas vdekjes u mësua se pacientja vuante nga anemia si pasoje e shtatzanise, ndërsa virusi preku mushkërite e saj me pasojë jeten. Ditë më parë Drejtori i Politikave Shendetësore në Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero deklaron se gratë shtatezëna janë të rriskuara nga virusi A/H1N1 ndaj dhe masat qe ky grup duhet te marre per te mbrojtur duhet te jene me te larta se tek njerezit e zakonshem. Viktima nga Kucova ishte e pesta në vend. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi të dielën (12 dhjetor) rastin e katërt me vdekje nga virusi i gripit A (H1N1) në vend. Sipas drejtorit të Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në MSH, Pëllumb Pipero, bëhej fjalë për një 31 vjeçar nga Vlora, i cili kishte ardhur nga emigracioni rreth 3 muaj më parë. Ndërkohë më 11 dhjetor u konfirmuan dy raste të tjera me vdekje nga virusi A (H1N1) tek dy persona nga Shkodra, një 53 vjeçar, i cili vuante nga pneumonia masive bilaterale, si dhe tek një paciente 47 vjeçare, e cila vuante dhe nga patologji të tjera, si sëmundje të mushkërive, hipertensioni arterial dhe hiperobeziteti. Rasti i parë me vdekje nga virusi A (H1N1) u shënua në datën 3 dhjetor, në një pacient 57 vjeçar nga Sukthi. Pacienti, i hospitalizuar në Spitalin Universitar të Sëmundjeve Pulmonare "Shefqet Ndroqi", vuante prej shumë kohësh nga tumori i prostatës si dhe kishte kaluar dhe infarkt miokardi të një forme të agravuar. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A(H1N1) deri në datën 16 dhjetor 2009 është mbi 300 persona. Mosha mesatare e rasteve te prekura në total është 23 vjeç. Simptomat ISHP vazhdon të bëjë survejancën (mbikëqyerjen) e rasteve me grip, qoftë dhe rasteve të lehta dhe të atij të zakonshëm. Të dhënat tregojnë se në popullatë tashmë po qarkullon edhe virusi i gripit sezonal. Ndërkohë, mënjanimi i frekuentimit të vendeve publike, larja dhe dezifenktimi i vazhdueshëm i duarve, janë disa prej rekomandimeve të specialistëve të shëndetit publik. "Të gjithë personat që shfaqin shenja si temperaturë e lartë, ethe, dhimbje e fortë koke, fyti dhe trupi, çrregullime të tretjes, rrufë, teshtitje, skuqje të syve dhe të fytit, dobësi të përgjithshme, kollë të thatë, apo ulje oreksi, duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku", këshillojnë specialistët. Nga ana tjetër, MSH sjell në vëmendje se rrezikshmëria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A (H1N1) është veçanërisht e lartë në pacientët me sëmundje kronike të zemrës, të mushkërive, apo dhe me tumore. Nisur nga kjo, ata këshillojnë të gjithë grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku, veçanërisht të sëmurët kronikë, të tregojnë kujdes maksimal. (d.b/BalkanWeb)