E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Brenda ketij viti shpallet kompania qe do te ndertoje nje termocentral te ri

Zevendespresidenti i Bankes Boterore Filip Le Houerou ka deklaruar sot se sipas vleresimeve te eksperteve te kesaj banke Kosova zhvillimin e saj energjetik detyrimisht duhet ta mbeshtese ne shfrytezimin e rezervave te qymyrit linjit.

Ai citohet ti kete bere keto komente gjate takimit me kryetarin e Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe me shefat e grupeve parlamentare ne kuader te nje vizite qe nje delegacion i kesaj banke po i ben Prishtines. Banka ka mbeshtetur planet e qeverise se Kosoves per ndertimin e termocentralit te ri per prodhimin e energjise elektrike nga qymyri linjit.

Ministri i Zhvillimit ekonomik Besim Beqaj tha sot gjate punimeve te nje konference mbi burimet natyrore dhe njerezore te Kosoves se shpreson ne realizimin e shpejte te projektit qe  parasheh ndertimin e termocentralit me force prodhuese prej 600 megavat ore energji elektrike qe eshte rreth 80 per qind e prodhimit aktual ne Kosove.

Ne besojme qe do te procedojme dhe plani yne eshte qe brenda ketij viti te shpallim fituesin kemi bere nje levizje te jashtezakonshme ne pergatitje te dokumenteve dokumente te cilat jane pergatitur per me pak se tre muaj por te cilat kane te bejne me periudhen 20 vjecare te zhvillimeve dhe marredhenieve kontraktuale te ardhmen ne fushen e energjise tha ministri Beqaj.

Organizata te shoqerise civile kundershtojne pershpejtimin e ketij procesi duke kerkuar zgjidhje ne prodhimin e energjise elektrike nga burime te tjera duke lene si zgjidhje te fundit perdorimin e qymyrit linjit. Ish ministri i energjise dhe minierave Ethem eku tha se debati rreth kesaj ceshtjeje jo rralle sikur shtremberohet.

Jepen informacione te gabuara te nje lufte ne mes linjitit dhe energjise alternative ndonjehere sikur edhe influencohet qe Kosova te mbetet vend i blerjes se energjise elektrike ku buxheti yne duhet te shpenzoje shume te medha per blerjen e energjise ne krahasim me resurset e medha te linjitit qe i kemi tha zoti eku.

Projekti fillestar i cili qe publikuar ne vitin 2006 parashihte nje termocentral me fuqi prej mbi 2 mije megavat ore energji elektrike duke synuar sic eshte thene shnderrimin e Kosoves ne nje fuqi rajonale te prodhimit te energjise elektrike por ai me vone u ndryshua. Aktualisht Kosova prodhon rreth 800 megavat ore energji elektrike ndersa nevojat e saj arrijne ne mbi 1 mije megavat dhe deri ne vitin 2018 nevojat pritet te arrijne ne mbi 1 mije e 500 megavat ore energji elektrike.

Zvogelimi i pakos se projektit asaj pakos e cila ishte planifikuar qe ne vitin 2012 te perfundon faza e pare e nje mije megavateve mendoj se ne aspektin zhvillimor ka shkuar kundrejt zhvillimit ekonomik te Kosoves tha zoti eku.

Deri ne zgjidhjen e ceshtjes se sigurimit me energji te mjaftueshme vendi do te vazhdoje te perballet me veshtiresi dhe te varet nga prodhimi i termocentraleve te vjetra qe nuk sigurojne dot energji te mjaftueshme per vendin jane te demshem per mjedisin dhe detyrojne qeverine te investoje ne importe te shtrenjta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›