E Shtunë, 31 Tetor 2026

ShBA, babai hedh fëmijën nga dritarja e makinës

Florida - Një i ri 21-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hedhur nga dritarja e makinës në mes të natës fëmijën e tij tre muajsh, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në një nga autostradat e Floridës, dhe fëmija është gjetur pas disa orëve.

Policia bëri të mundur arrestimin e të riut, i cili ishte i fejuar me mamanë e fëmijës së quajtur Emanuel. E ëma e foshnjës deklaroi në polici se partneri i saj e kishte plasur përtokë fëmijën edhe një herë tjetër në shtëpi pas një zënke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›