5 Maji, Rama homazhe
Tiranë -Homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve ka bërë sot edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Gjatë fjalës së rastit, Rama theksoi se në çdo 5 Maj, ne kujtojmë në këtë pllajë të heshtur, ata që në moshën më të re, u sakrifikuan për një botë të re. Qemal Stafa u vra në rrugët e ëndrrës për liri, barazi dhe vëllazërim.
“Në vend të vëllazërimit, bota e re solli ndasinë e përgjakshme dhe sot e gjithë ditën, atdheu që kujton Qemalin e shokët e tij, vuan prej urrejtjes shkurajuese, që vazhdon të ushqehet në atë ndasi të vjetër. Ky është 5 Maji i 18-të pas rënies së murit të urrejtjes, që deri në vitin 1990 e mbante Shqipërinë të ndarë me botën e hapur dhe shqiptarët, të ndarë brenda një bote të mbyllur, që s’kishte asgjë të përbashkët me ëndrrën që frymëzoi heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare. Por, fatkeqësisht edhe 18-vjeçarët e sotëm u duhet të dëgjojnë arsyet përse duhet të na ndajë e shkuara, jo arsyet pse e ardhmja duhet të na bashkojë”-tha Rama.
Gjatë këtij përkujtimi, Rama nuk ka harruar të bëjë edhe politikë. “18 vjet demokraci janë shumë për të humbur, duke thelluar hendeqet e mërive e të hasmërive të vjetra, aty ku duhen ngritur urat e reja të komunikimit e mirëkuptimit mes njerëzve. 18 vjet mundësi janë shumë për t’u humbur duke lënë jashtë politikës problemet e njerëzve dhe duke futur brenda njerëzve problemet e politikës”-tha më tej kreu socialist.