E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, PD: PS e humbur

Tiranë -Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të ardhura nga kundërshtarja e sa në opozitë. “Tregtarët e votave, humbësit e mëdhenj kanë varur shpresat se do të blejnë votën e qytetarëve shqiptarë me 200 lekë dhe kjo me sa duket është e vetmja shpresë që i ka mbetur Edi Ramës në këtë prag fushate kapitulluese”-theksoi zëdhënësja e selisë blu Erla Mëhilli.

Sipas saj, “me këto Edi Rama dëshmon se pas dështimit të të gjitha alternativave beson se mund të gënjej Shqiptarët me mashtrime të tilla”. “Do ta pyesim Z.Rama çfarë do të bënte ai nëse Qeveria do tu thoshte qytetarëve merrni pjesë në votime se do të keni një rrogë shtesë?”-përfundon deklarata nga Partia Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›