Shaban Memia: Për 3 muaj do regjistrohet zona e Golemit
Deputetë, pushtetarë, biznesmenë, por dhe banorë të thjeshtë duket se ndajnë të njëjtin “hall”, këto ditë të nxehta vere në Golem. Pengesa për regjistrimin e pasurisë së tyre është një nga shqetësimet e përbashkëta që kanë të gjithë banorët e fshatit turistik të Malit të Robit, por edhe fshatrave të ngjashëm në zonë. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, Shaban Memia, thotë për “Shekullin” se deri më tani janë identifikuar rreth 35 mijë objekte të paregjistruara në të gjithë zonën e plazhit të Durrësit. Sipas tij, gjendja kaotike që ekziston në këtë zonë është një nga shqetësimet jo vetëm të Agjencisë së tij, por edhe i qeverisjes aktuale. Ligji i ri i administrimit të territorit të urbanizuar merr përsipër “stabilizimin” e situatës, edhe pse nuk kuptohet qartë se ç’do të thotë Memia me këtë. Ai shton për “Shekullin” se brenda pak muajve, qeveria shqiptare dotë përcaktojë zonat me përparësi të zhvillimit të turizmit dhe kufijtë hartografikë. “Me ligj do të të përcaktohet mënyra e administrimit, ligjërimit, legalizimit dhe zhvillimit të kësaj zone. Në qoftë sekjo zonë do të stabilizohet, përsa i përket çështjes së pronësisë dhe vendoset tarifa e pasurisë, atëherë me këto para do të zhvillohetinfrastruktura. Po me këto para krijohen mundësi zhvillimi, pa prekur financat e tjetrit. Në Durrës ka 35 mijëobjekte pasuri, ku asnjëri nuk paguan detyriminfinaciarpër shkak se janëtë paregjistruara dhe në pjesën më të madhe të tyre, janë deformuar projektet. Sikur të vendosësh një tarifë prej 100 eurosh në vit do të thotëtë marrësh6 milionë euro dhe me këto para ke mundësi të ndërhysh në infrastrukture, për ta sjellë në parametrat bashkohorë”,- të thotë Shaban Memia.Sipas Memisë, regjistrimi i pasurisë është një nga skemat të cilat po diskutohet në organet e qeverisë dhe që ai e quan më efikase, për urbanizmin e zonës së plazhit në Golem. Memia shton se mepërmirësimet qëjanë bërë në ligj kanë detyruar qeverinë që brenda 3 muajvetë përcaktojë kufirin hartografik dhe politikëbërjen për këtë zonë si dhe vizionin e zhvillimit. Nga ajo që deklaron kreu i Legalizimeve duket se regjistrimi i pasurive është marrë si mënyra më efikase për të shpëtuar nga kaosi urbanistik, ndërkohë që premton se do të ketë penalizime për të gjitha ato subjekte që kanë devijuar nga studimet urbanistike për të cilët kanë marrë dhe lejet e ndërtimeve, duke mos përjashtuar në këtë deklaratë as zonën ku ndodhet vila e tij. -----------------------------------------------------Kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, është pronar i një vile në fshatin turistik, ku sipas tij është deformuar leja e ndërtimit Kreu i Legalizimeve, vilë në zonën informale
Shaban Memia për vilën në Golem: S’është përgjegjësia ime pse ndërtuesi ndryshoi projektin
TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Legalizimeve pranon pronësinë e vilës,në zonën ende të paregjistruar të fshatit turistik, ku kalojnë fundjavat një pjesë e mirë e qeveritarëve shqiptarë. Shaban Memia është një tjetër zyrtar i lartë, i cili të ardhurat e tij i ka shpenzuar për një vilë në fshatin turistik në zonën e Malit të Robit, godinë kjo që shfrytëzohet thuajse çdo fundjavë nga familja e tij. Ndërtesa dykatëshe me verandë është në qendër të fshatit turistik, ku vetë drejtori i Agjencisë së Legalizimeve thotë se ekzistojnërreth 35 mijë objekte ende të paregjistruara, për shkak të problemeve me tjetësimin e lejeve të ndërtimit.
Lulet e shumta dhe pemët që rrethojnë ndërtesën, nuk kanë sesi të mos të tërheqin vëmendjen në fshatin turistik qëgëlon prej punimeve të vrullshme. Vila 3-katëshe e Shaban Memisë dallon prej fqinjeve të saj të ish- ministrit Fatmir Mediu dhe të arrestuarit për tragjedinë e Gërdecit, Mihal Delijorgji për shkak të ngjyrës së kuqe. Kreu i ALUIZN-it pohon për “Shekullin” se nuk e ka mohuar këtë pasuri, të vënë që prej kohës kur ishte deputet. Në deklaratën e pasurisë, të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Verifikimit të Pasurive, ish- deputeti Memia ka bërë me dije pasurinë e tij që disponon në fshatin turistik “Shpëtimtari” në zonën e Malit të Robit. Sipas kësaj deklarate thuhet se disponon një shtëpi 3+1, ku vlera finaciare e saj është e përcaktuar në 6.075.000 lekë. Referuar po kësaj deklarate pasurie,Memia thotë se burim i kësaj pasurie është njëkredi të marrë nga banka Italo-Shqiptare, për të cilin ende vazhdon të paguajë detyrimet për shlyerjen e kredisë.
Kreu i Agjencisë së Legalizimeve thotë se në pjesën më të madhe të vilës, punimet i ka kryer vetë. Madje edhe për gjelbërimin përreth ndërtesës, e vetmja e këtij lloji në këtë kompleks turistik, Shaban Memia i krenohet punës së vet. Këto vila u kanë kushtuar kujt më pak e kujt më shumë se 200 mijë euro qeveritarëve tanë, por Memia e justifikon diferencën e çmimit të deklaruar me atë real nga puna e kryer vetë në këtë vilë. Në fakt,pasja e një pasurie të tillë në një zonë që tashmë është kthyer në “tokë të pushtetarëve”duket se nuk çudit më askënd. Shaban Memia nuk është i vetmi zyrtar që qetësinë e fundjavës e ka kërkuarlarg zhurmës së kryeqytetit. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se vetë ai, personi përgjegjës për procesin e legalizimit të zonave informale në vend e ka shtëpinë në zonën ku ndodhen rreth 35 mijë objekte të paregjistruara. Prej kohësh, zona e Golemit është konsideruar si “vrima e zezë” e urbanistikës, ndërkohë që kryeministri Berisha në mbledhjen e KKRTSH-së në tetor të vitit të kaluar deklaroi se zona i përket “borgjezëve të rinj”. Kaosi urbanistik dhe mungesa e legalizimit të ndërtimeve pohohet edhe nga vetë drejtori iALUIZN-it, gjatë intervistës për “Shekullin”.Nga ajo sa thotë Memia, një nga arsyet e mosregjistrimit të pasurive në këtë zonë janë pikërisht ndërtuesit, të cilët nuk i kanë respektuar lejet e miratuara nga insitucionet urbanistike.“Banesën që unë disponoj e kam blerë me para, në përputhje me legjislacionin, në përputhje me një studim të caktuar dhe nuk është përgjegjësi e imja pse ndërtuesi ka ndryshuar projektin”,- thotë për gazetën “Shekulli” kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia.