Nicol: Mos ma fotografoni vajzën!
Nicole Kidman, mama e një vajze lindur në 7 korrik është kthyer në tokën e saj të origjinës. Sapo ka mbërritur në Sydney së bashku me bashkëshortin, këngëtarin e rokut Keith Urban dhe të sapolindurën Sunday Rose, është “përfshirë” nga fleshët e paparacëve, që e kanë ndjekur këmba-këmbës.
Aktorja pas kësaj ka vendosur të lëshojnë një apel të sinqertë në mbrojtj etë privacisë së saj. Kjo ishte hera e parë që çifti kthehej në Australia pas lindjes së vajzës, vend ku banon familja e Kidmanit.
“Keith dhe unë i lutemi medias të na lënë pak hapësirë dhe paqe që të mund të shëtisim në këmbë nëpër Sydney. Duam t’i tregojmë të voglës sonë qytetin tona”- ka thënë Kidman gjatë një emisioni direkt në radio.
“Ajo është e vogël, e vogël, nuk është kukull. Ju lutem mos e fotografoni, e aq më tepër me flash nga afër, sepse trembet”- ka shtuar aktorja, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të shumta të gazetarëve për të pasur foto të vajzës së saj.
E në fakt, deri tani nuk është publikuar asnjë foto e Sunday Rose, dhe prindërit e saj kanë thënë prerë se nuk kanë ndërmend që të shesin asnjë. Kidman i do të gjitha për vete dhe për të shuar kureshtjen e të gjithëve ka treguar se vajza i ngjan kopje të atit, madje edhe me nga ngjyra e flokëve.
Ditët e fundit çifti i ka kaluar në vilën e Darling Point, në lagjen më luksoze të Sydney, ndërkohë që gazetarët dhe paparacët kanë qenë jashtë saj.