Shaban Sinani U inkurajua ardhja e hebrejve ne Shqiperi
Holokausti dhe Shqiptaret nje dite per te pyetur
Me rastin e Dites Nderkombetare te Perkujtimit te Holokaustit sot ora 11.00 ne Universitetin Aleksander Xhuvani studiues dhe historiane mbajne konferencen shkencore Holokausti dhe Shqiptaret Nje dite per te pyetur ku do te sillen deshmi dhe fakte historike per jetesen e hebrejve ne Shqiperi. Referojne Shaban Sinani Liman Varoshi Pellumb Xhufi Monika Stafa Skender Kosturi Hajredin Isufi etj.
Studiuesi Shaban Sinani autor i vepres Hebrenjte ne Shqiperi prania dhe shpetimi paraqet disa fakte te reja qe bejne te njohur se ardhja e hebrenjve ne Shqiperi nuk eshte vetem nje ceshtje e vullnetit te qeverise vendase dhe e deshires apo e mendimit te mire te hebrejve qe moren rrugen drejt ketij vendi por eshte nje ceshtje e rregulluar edhe me akte te karakterit nderkombetar akte diplomatike dypaleshe dhe shumepaleshe.
Nder faktet kryesore Shabani permend autorizimin qe u eshte dhene autoriteteve shqiptare qysh me 1926 per te leshuar dokumente tranzitimi te hebrejve permes Shqiperise iniciativat me karakter nderkombetar te Kongresit Boteror Hebraik dhe te levizjeve te medha sioniste Perpjekjet diplomatike dypaleshe sidomos me qeverine britanike dhe me qeverine amerikane por edhe me qeverine austriake ne vitet 1932-1933 pikerisht ne kohen qe u shpall doktrina e crrenjosjes teresore te hebrenjve Perpjekje dypaleshe te ambasadorit amerikan ne Shqiperi Herman Bernstein dhe Mehmet Konices keshilltarit te mbretit Zog Marreveshja e Vjenes dhe Tiranes per te mos patur regjim vizash mes tyre. Pra nje sere aktesh qe inkurajojne ardhjen e hebrenjve ne Shqiperi.
Te gjitha keto dokumente dhe fakte historike te nxjerra nga Arkivi i Shtetit nga Muzeu Memorial i Holokaustit Qendra e Dokumentimit Bashkekohor ne Milano nga burimet britanike italiane gjermane austriake Sinani i paraqet ne botimin Hebrenjte ne Shqiperi Prania dhe Shpetimi Naimi 2009.
Studimi monografik hidhet ne qarkullim neser ne Prishtine.