E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu, skuadra e kontrasteveSkuadra e Gerti Haxhiut është e vetmja që nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në transfertë

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Pas startit të mirë, Skënderbeu (vendi i 9-të, 11 pikë) ka bërë një pjesë të dytë të fazës së parë negative. Trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, pohoi për “Sport Ekspres”, se ai “nuk e jep dorëheqjen”. “E kam menduar disa herë të largohem nga ekipi, por tifozët e drejtuesit nuk e meritojnë këtë”.

Skënderbeu është i vetmi ekip që nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në transfertë: 5 ndeshje, 5 humbje. Interesant është fakti se Skënderbeu ka sulmin e tretë më të mirë në kampionat: 14 gola (Dinamo 21, Apolonia 18), por është njëherësh edhe skuadra me mbrojtjen më të dobët: 16 gola të pësuar. 

Numri i klikimeve - 1221
  E Marte, 24 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›