E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa, mbrojtja sukses -sulmi, dështimFormacioni i Shpërim Duros rezulton me mbrojtjen më të mirë në kampionat: vetëm 4 gola të pësuar në 11 ndeshje. Besa ka sulmin e dytë më të dobët në kampionat, 8 gola

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Besa (vendi i 2-të, 19 pikë) është një skuadër “bardh e zi”, duke parë indeksin e golave. Formacioni i Shpërim Duros rezulton me mbrojtjen më të mirë në kampionat: vetëm 4 gola të pësuar në 11 ndeshje (Orges Shehi ka qëndruar 990 minuta te plota në portë), por dhe me sulmin e dytë më të dobët në kampionat: vetëm 8 gola të shënuar, më pak se një gol për ndeshje, ose 0.72 gola për ndeshje.

Me dhjetë pikë më pak se Dinamo e vendit të parë, 29, dhe dy më shumë se Apolonia e Tirana që ndajnë midis tyre vendet 3-4, të dyja me nga 17 pikë, Besa në 22 ndeshjet e mbetura deri në përfundim të sezonit mund të përshkuajë një rrugëtim shumë të vështirë, parë dhe oshilacionet në katër javët e fundit, në të cilat ka grumbulluar vetëm 2 pikë nga 12 të mundshmet.

Shpresa e madhe e Besës, sulmuesi Daniel Xhafaj ka shënuar vetëm 3 gola nga 8 që ka realizuar formacioni kavajas, duke rezultuar jo efikas.

Përveç dy ndeshjeve, ku Besa ka shënuar nga dy gola, në fitoret 2-0 kundër Vllaznisë (java 1) dhe Shkumbinit (2-1, java 2), në të 3 fitoret e tjera Besa ka fituar duke shënuar vetëm nga 1 gol.

Në pesë ndeshje, Besa nuk ka mundur të shënojë asnjë gol edhe pse në sulm ka lojtarë me përvojë si Daniel Xhafaj dhe Bledar Mancaku (2 gola).

Numri i klikimeve - 1222
  E Marte, 24 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›