E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakespeare i vjedhur del para gjykatës

Relikti i vjetër 387 vjet, që është në qendër të një intrige ndërkombëtare ku janë të përfshirë një tregtar pompoz i papunë i librave, një kameriere e koktejeve dhe një komando i forcave speciale kubane, është dërguar në Gjykatën Mbretërore në Newcastle në një kuti të fortë plastike të mbyllur me dry.

E përshkruar nga ekspertët si vepra e shtypur më e rëndësishme në botë e letërsisë angleze, ka munguar deri në momentin kur tregtari i librave, Raymond Scott, ia kishte dorëzuar stafit të Folger Shakespeare Library në Washington DC, duke kërkuar prej tyre ta vërtetojnë autenticitetin e saj.

Duke u shtirur si plejboj i pasur ndërkombëtar, ai u ka thënë hulumtuesve se atij i është lënë në besim botimi nga disa miq në Kubë, të cilët kanë besuar se mund të jetë i vlefshëm, është thënë gjykatë.

Stafi i Folger ka dyshuar se botimi, të cilit i kanë munguar kopertinat dhe disa faqe, mund të jetë vjedhur dhe kanë kontaktuar me ambasadën britanike, policinë në Durham si dhe FBI-në. Disa javë më vonë, Scott ishte arrestuar.

53 vjeçari shikonte nga banka e të pandehurit derisa artefakti i vitit 1623, dikur pronë e ipeshkvit të Durhamit, John Cosin, po ekzaminohej.

Gjykata ka deklaruar se Scott “e ka dëmtuar dhe e ka gjymtuar” botimin në një përpjekje për ta fshehur pasi e kishte vjedhur nga një ekspozitë e thesareve të letërsisë angleze në bibliotekën Cosin në Durham University's Palace Green.

Por Ian Doyle, ish bibliotekar i universitetit dhe ruajtës i librave të rrallë, ka thënë se botimi është identifikuar me shpejtësi si edicion i Cosin.

Gjykata ka dëgjuar se si Scott, i cili nuk e pranon vjedhjen, tregtimin dhe transportimin e botimit jashtë vendit, ka rënë në dashuri me një kameriere të re kubane dhe i ka dërguar para asaj, duke e futur veten në borxh rreth 90 mijë funta. Ishte pohuar se ajo do të ndante të ardhurat e shitjes me Scott-in dhe me komandantin në pension të ushtrisë së Kubës, Deni Mareno Leon.

Gjykimi, i cili pritet të zgjasë katër javë, do të vazhdojë të hënën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›