Shakira, “waka waka” me Messin

Nga Express më 24 mars 2011 në ora 18:27
Shakira “ndriçoi” festën e ditëlindjes së të dashurit të saj Gerard Pique, ndërsa performancës së saj intime të “waka waka”-s iu shtuan pak miq të famshëm, midis të cilëve edhe Lionel Messi.
Fotografitë e Messi-t dhe këngëtares së famshme bënë xhiron e internetit, edhe pse Pique siguroi me shaka se nuk ndihet aspak xheloz nga një “shkurtabiq”.
Çifti u përpoq të mbante për disa kohë të fshehtë marrëdhënien e tij, por pasi përpjekjet dështuan, Pique dhe Shakira nuk e kanë më problem t’i japin “performanca” në publik fotografëve të shumtë të revistave rozë.
Besohet se Pique ishte pas ndarjes së kolumbianes me argjentinasin Antonio de la Rua, me te cilin pati një lidhje të gjatë më shumë se 11 vjet. /tch/