E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna kolumniste ne revisten Select

Shume shpejt vjen ne tregun muzikor me nje balade. Videoklipi i kesaj balade do te jete dicka qe nuk eshte bere ne tregun tone deri tani

Altuna Sejdiu - Tuna pas sukseseve ne muzike tani deshiron te sfidoje veten edhe ne nje fushe tjeter kesaj radhe ne gazetari.

Tuna eshte e diplomuar ne Komunikim Masiv dhe disa burime te aferta me kengetaren shkupjane kane bere te ditur per Telegrafi.com se qe nga muaji mars ajo do te kete kolumnen e saj ne revisten Select per moden dhe trendet e modes.

Tuna eshte shume e emocionuar per kete gje i duket nje sfide shume interesante-ka thene burimi.

Pervec kesaj Tuna thuhet se nuk do ti lere anash as angazhimet e saja muzikore dhe se shpejti do te sjelle nje kenge te re kesaj radhe balade.

Ajo se shpejti do te sjelle nje kenge te re balade. Kjo kenge ka gati tri vite qe eshte ne arkivin e Tunes dhe ajo mendon se tani eshte momenti per ta publikuar ate. Vidoeklipi do te jete dicka qe nuk eshte bere ne tregun tone deri tani-ka perfunduar burimi.

Kenga mesohet se eshte nje kompozim i kompozitorit maqedonas Robert Bilbilov dhe me tekst te Aida Baraku.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›