E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakira, thashetheme për një flirt me yllin e tenisit, Nadal



Në fillim të këtij muaji festoi ditëlindjen e 33-të me të fejuarin Antonio De La Rua, e megjithatë thashethemet e vendosin në krye të faqeve të gazetave e revistave për një flirt të mundshëm me Rafael Nadal. Këto fjalë janë përhapur për shkak të takimeve të shumta në këto vitet e fundit. Në dhjetor të vitit 2008 ajo shkoi me vrap ta shihte pas koncertit, ndërsa në mars të vitit 2009 ata u kapën duke komplimentuar dhe vështruar çuditshëm njëri-tjetrin. Por, tani duket se çdo gjë është më e qartë. Të dy kanë drekuar në Barcelonë të Spanjës. Rezervuan një tavolinë në “W Hotel” pas një videoje të xhiruar një javë më parë. “Nuk ishin vetëm, por zëre se ishin: nuk vinin re prezencën e askujt tjetër, qeshin e shkëmbenin batuta. Flisnin shumë më shumë se miq të thjeshtë” është shprehur një burim për “New York Post”. Nga ana tjetër, ylli i tenistit është beqar, pas një lidhjeje të gjatë me Maria Franciska Perello... Të përgënjeshtronte gjithë këtë histori ka qenë zëdhënësi i Rafael, Benito Perez-Barbadillo: “Ishim të gjithë në atë restorant, menaxheri i Nadal, Karlos Kosta, regjisori i videos, Jaume de Laiguana, Rafael dhe unë. Shakira erdhi vetëm për të pirë diçka së bashku me menaxherin e saj, Ceci Kurzman”. Vetë këngëtarja nuk ka dashur të komentojë lidhur me thashethemet më të fundit.

Heidi Montag
Planifikon operacione të tjera kirurgjike

Heidi Montag ka zbuluar se ajo do të bëjë më shumë operacione plastike në të ardhmen. Ylli i serisë “Hills” në fill;im të këtij viti iu përgjigje negativisht deklaratave se iu ishte nënshtruar 10 operacioneve plastike brenda një dite. Megjithatë Montag ka thënë për revistën ”People” se ajo planifikon edhe shumë operacione të tjera në të ardhmen. “Mund të kem edhe më shumë ndërhyrje, eventualisht për të mirëmbajtur format”, ka thënë Montag, e cila e ka quajtur operacionin plastik “vendimin më të mirë që ka marrë ndonjëherë”. Heidi Montag së fundi zbuloi se planifikon të pozojë për revistën e meshkujve “Playboy” përsëri. Nuk ka mbetet veçse të shohim se ç’mund të ndryshojë Heidi më tepër për t’u dukur seksi.

16 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›