E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nocerino mbetet në Milan

Menaxheri i Antonio Nocerinos ka mohuar mundësinë e largimit të klientit të tij nga Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.

27 vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar duke realizuar 10 gola në 35 paraqitje në Serie A. Por, ai ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në edicionin e sivjetmë. Megjithatë, Marco Sommella ka sugjeruar se Nocerino do të vazhdojë në San Siro.

“Nuk mendoj se Nocerino do të largohet. Ai ka kontratë të gjatë dhe sapo ka rikthyer vendin në formacionin bazë. Pas një fillimi të vështirë të sezonit ai ka filluar të rimerr veten”, deklaroi Sommella për Radio CRC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›